Policia ka arrestuar katër persona, mes tyre edhe kryeplakun e fshatit Durrisht në Tiranë, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.
Ditën e djeshme policia ka konstatuar se në fshatin Durrisht është mbjellë në mënyrë të parregullt një parcelë me 280 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
- Sh. Memoci, 64 vjeç, banues në Tiranë;
- Z. Memoci, 80 vjeç, banues në Tiranë;
- F. Memoci, 53 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu është bërë arrestimi në flagrancë edhe i kryeplakut të fshatit Durisht, shtetasit:
- M. Spahiu, 68 vjeç, banues në Tiranë
Një pjesë e bimëve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër e bimëve është asgjesuar me zjarr.





