Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë natës në një restorant në zonën e Unazës së Re pranë “Dy Palmave” tek “Astiri”.
Shpërthimi ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është ndjerë në të gjithë zonën, ndërsa ka sjellë edhe panik tek banorët e pallateve përreth.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën, ndërsa zjarrfikësja ka shuar zjarrin. Në pamjet e publikuar nga “JOQ” duket lokali në flakë. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar apo vetëm dëme materiale.





