Një 28-vjeçar nga Tirana ka tentuar t’i japë fund jetës me një armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Vishnjës, rreth orës 15:30.
Të pranishëm në vendngjarje thonë se i riu me inicialet F. Ll, është futur në tualetin e lokalit dhe ka qëlluar mbi veten me armën e zjarrit, tip pistoletë.
Plumbi i ka shkaktuar plagë në kokë. 28-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policinë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





