Një punonjës policie efektiv i Patrullës së Përgjithshme është vënë në pranga.
Bëhet fjalë për policin Baki Ballhysa, punonjës policie në Komisariatin e Kavajës.
Ai ishte vendosur në hetim prej disa muajsh nga prokuroria, e cila sot ka lëshuar urdhër-arrestin, që është ekzekutuar nga kolegët e Ballhysës.
Ndaj tij është ngritur akuza e ‘vjedhjes duke shpërdoruar detyrën’. Sipas burimeve policore, Ballhysa akuzohet se vidhte sendet personale të personave të aksidentuar.





