Dy raste dhune janë regjistruar në komisariatin e policisë së Durrësit, ku dy gra kanë kallëzuar bashkëshortët e tyre për ushtrim dhune.

Pas denoncimit të rasteve konkrete, policia ka referuar materialet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme ndaj dy viktimave.

“Më datë 07.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.D., 30 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti, V.D., 36 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Më datë 07.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.V., 29 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se, bashkëshorti, shtetasi A.V., 40 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj”, thuhet në njoftimin e policisë.