Para rreth 27 vitesh vrau bashkëshorten e parë, ndërsa mëngjesin e sotëm i mori jetën edhe të dytës.

Beqir Gjilaj, 73 vjeç ditën e sotme ka qëlluar me çifte bashkëshorten Lumturie Gjilaj, 45 vjeçe me të cilën ka 2 fëmijë.

73-vjeçari është dënuar për vrasjen e gruas së parë, por nuk ka vuajtur dënimin për një kohë të gjatë pasi nuk e ka pranuar kurrë krimin.

Ai gjithnjë ka dëshmuar se e shoqja është vetëvrarë dhe në mungesë provash është liruar.

Ndërsa para se të vriste gruan e parë, ai është ndarë edhe nga një tjetër, bashkëshorte e cila e ka braktisur, shkruan “Shqiptarja.com”.