Një 26-vjeçar është prangosur në ambientet e Spitalit Ushtarak në Tiranë, pas një konflikti që ka pasur me mjekët.

Shtetasi me inicialet Sh.Sh. është konfliktuar me mjekët dhe ka goditur me grushte njërin prej tyre, shtetasin me incialet F.N.

Shkak i sherrit ka qenë një konflikt që ka nisur në lidhje me mjekimin e nënës së 26-vjeçarit që ka qenë e shtruar në spital. Policia nuk jep detaje të tjera teksa informon se po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave.