Qytetarët e Durrësit që zotërojnë një makinë, por nuk kanë një vend të sigurt për të parkuar mjetet e tyre, janë në rrezik të madh nga hajdutët. Kohët e fundit është shtuar në masë numri i vjedhjeve të automjeteve. Të parkuara në rrugë kryesore ku mund të vrojtohen edhe nga kamerat e sigurisë të bizneseve të vendosura rreth e rrotull, apo qoftë edhe përpara banesave, hajdutët nuk po pyesin shumë, po vjedhin ku të munden, e ndërkohë rastet e zbulimit të tyre nga ana e policisë janë të pakta.
Një tjetër mjet tip “Benz” ka rënë pre e hajdutëve gjatë 24-orëshit të fundit. Makina në pronësi të një vajze 26-vjeçare me iniciale A.H., është vjedhur në sektorin “Iliria” në Plazh, e cila ishte parkuar pranë banesës. Edhe në këtë rast, vjedhja është realizuar gjatë orëve të vona të natës së shtunë.
Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.





