Policia ka vënë në pranga një çift italo-shqiptar që e kishin kthyer banesën e tyre në një kopsht për kultivimin e kanabisit.

Në pranga ka përfunduar 42-vjeçari italian, shofer taksie, dhe bashkëshortja e tij shqiptare 32-vjeçare, nën akuzën e posedimit me qëllim shitjen e drogës.

Në një nga dhomat e banesës së ndodhur në Beetle të Romës, policia është habitur kur ka parë se si në të kultivoheshin marijuanë, ndërsa janë gjetur gjashtë bimë gjithsej.

Gjatë bastisjes, policia ka gjetur edhe dhjetëra doza marijuane dhe hashashi gati për shitje, bimë, si dhe mjete të tjera të posaçme të serave si llamba, plehra kimikë etj.

Çifti është lënë nën arrest shtëpiak deri kur të dalë në gjyq.