Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë administratorin dhe zjarrmëtarin e një firme inertesh.
Në pranga ranë Robert Leskaj 55 vjeç dhe Arben Jetishi 52 vjeç, të dy banues në Vlorë.
“Pas një pune hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ka rezultuar se shtetasi Robert Leskaj – administrator i shoqërisë “Leskaj Inerte”, në bashkëpunim me zjarrmëtarin – Arben Jetishi, janë kapur në flagrancë pasi dyshohet se në mënyrë artizanale po përgatisnin lëndë plasëse në guroren “Leskaj Inerte” në fshatin Drashovicë, me qëllim kryerjen e shpërthimeve për nxjerrjen e inerteve”, bën të ditur policia e Vlorës.
Në cilesinë e provës materiale u sekuestruan:
– një sasi prej 50 kg lëndë e dyshuar nitrat,
– një sasi prej 20 litra naftë,
– kapsolle dhe ndezësa, të cilat dyshohen se shërbenin për ndezjen e lëndëve plasëse.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive, kryer në bashkëpunim”.





