Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugon Milot – Mamurras në Patok.
Një mjet tip Fuoristradë “Benz ML” me drejtues shtetasin Mhill Ndreca ka përplasur për vdekje një këmbësore.
Viktima është identifikuar si Zenepe Koçi. Ajo është përplasur nga makina teksa po kalonte rrugën, ndërsa mësohet se është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit.
Informacioni paraprak i Policisë
Më datë 07.05.2017, rreth orës 12:45 është marrë njoftim se në autostradë, te ‘Mbikalimi i Patokut” ka ndodhur një aksident automobilistik.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se një mjet tip ML me targa AA 484 KH ka përplasur këmbësoren shtetasen Zenepe Koçi, banuese në Kurbin e cila ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit shtetasi Mhill Ndreca, 56 vjeç, banues në Kurbin, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale hetimore.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.





