Policia italiane ka arrestuar 19 persona në Milano, mes të cilëve edhe 5 shqiptarë, të akuzuar për shpërndarje të drogës.

Sipas medieve italiane, 12 nga të arrestuarit janë italianë, 5 shqiptarë, 1 rumun dhe 1 moldav nga mosha 23 vjeç deri në 49 vjeç.

Ata ishin anëtarë të një organizate kriminale që vepronte në tregtinë e drogës në këto zona: Milano, Monza e Brianza, Bergamo, Genova, Nuoro, Pavia, Verbania e Vercelli.

Mësohet se trafikantëve u është sekuestruar 11 kilogramë marijuanë.