Një 20-vjeçar është gjetur i vetëvarur nga familjarët në malin e Krujës.
“Më datë 03.05.2017, rreth orës 16:45, në malin e Krujës është gjetur nga familjarët i vetëvarur në një pemë, shtetasi R.T. 20 vjeç, banues në Krujë. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike e viktimës”, bën me dije policia e Durrësit.
Vetëvrasja është kthyer në një fenomen shqetësues në vend, e cila po prek gjithnjë e më tepër të rinjtë.





