Vidhen 10 milionë lekë të vjetër në një firmë private në autostradën Durrës-Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, kanë qenë dy persona, ende të paidentifikuar, që kanë marrë sasinë e parave brenda në kasafortë.
Autorët janë përgatitur mirë për të mos lënë gjurmë, pasi kanë marrë edhe sistemin e regjistrimit të kamerave të sigurisë, çka do të vështirësojë punën e uniformave blu për identifikimin e tyre.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 05:45 të mëngjesit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.05.2017, rreth orës 05:45, në autostradën Durrës-Tiranë, te një firmë private, nga pjesa e pasme e saj, duke mos u diktuar nga rojet e sigurisë, kanë hyrë dy shtetas të paidentifikuar, të cilët kanë hapur kasafortën dhe në brendësi të cilës kanë marrë rreth 1.000.000 lekë, (10 milionë lekë të vjetër), si dhe sistemin e rregjistrimit të kamerave të sigurisë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.





