Një grua hipi në katin e tetë të një pallati në ndërtim në zonën e Astirit dhe kërcënoi se do t’i jepte fund jetës.
Dyshohet se zonja kërcënoi të vetëvritej për shkak të një konflikti pronësie dhe banorët thonë se ajo vuante nga çrregullime mendore.
Ngjarja u denoncua nga banorët e zonës dhe pas negociatave të shumta, zonja zbriti nga pallati me ndihmën e zjarrfikëseve dhe familjarëve.





