Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme e për pasojë kanë mbetur të plagosur ty të rinj.

Ngjarja ka ndodhur në një rrugë dytësore në Lezhë- Milot, ku dyshohet se për shkak të shpejtësisë së lartë mjeti ka dalë nga rruga. 

Mësohet se dy të rinjtë, 22 dhe 26 vjeç, identiteti i të cilëve nuk dihet ende ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarja dhe po heton për shkaqet e aksidentit.