12 kg marijuanë dhe 24 mijë euro cash iu sekuestruan një shqiptari 36-vjeçar nga policia e qytezës Borghetto Santo Spirito, Itali.
Shqiptari, me një CV të pasur kriminale, është vënë në pranga, ndërkohë që mediet italiane zbulojnë vetëm inicialet e tij C.L.
Sipas të njëjtave burime, shqiptari akuzohej edhe për kanosje dhe dëmtim prone. 36-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërkohë që karabinierët besojnë se paratë e sekuestruara janë siguruar falë shitjeve të drogës.
Droga ishte e ndarë në katër thaës, nga pesë dhe dy kilogram secili.





