Ishte planifikuar si vizitë turistike, por qëndrimi i shqiptarit në Miramare të Italisë përfundon në vrasje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e ditës së djeshme, ku shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije në media, ka goditur me thikë një tjetër shqiptar.

Arsyeja ka qenë xhelozia ndaj të dashurës, por media italiane nuk shpjegon në imtësi ngjarjen, sesi ka ndodhur e gjithë skena.

Pas incidentit, ku shqiptari ka goditur bashkëatdhetarin disa herë me thikë, policia ka mbërritur dhe ka arrestuar të riun.

I plagosuri u dërgua menjëherë në spitalin e Riminit. Autori gjendet në burg dhe pritet të jepet vendimi i gjykatës.