Një grua 54-vjeçare është dhunuar në rrugë në qytetin e Durrësit.

Sipas njoftimit të policisë, ajo është goditur me grusht nga shtetasi B.R., 53 vjeç, ndaj të cilit ka nisur procedimi penal.

“Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin B.R., 53 vjeç,banues në Durrës, pasi dyshohet se, tek “Tregu industrial”, ka goditur me grusht, shtetasen M.A., 54 vjeçe,banuese në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e bluve.