Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë një të ri nga Durrësi që po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Më datë 02.05.2017, në lagjen nr.4, u kap nga Shërbimet e Policisë G.Gj. 33 vjeç, banues në Durrës. Ai po drejtonte mjetin tip “Opel” në gjëndje të dehur, në masën 0.90 mg/litër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.





