Një këmbësor ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Tiranë-Shkodër.
Policia e Krujës ka arrestuar drejtuesin e automjetit “Benz”, shtetasin S. Ishmakej 58 vjeç, banues në Shkodër.
Rreth orës 20:40, (sa kalon mbikalimin e Fushë-Krujës), në fshatin Hasan, ai ka aksidentuar këmbësorin A.D. 63 vjeç, banues në këtë fshat.
Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mbi të arrestuarin rëndon vepra penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.





