Një 70-vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit Vreshtas në Korçë.

Bëhet fjalë për M.Z., 70 vjeç, banues në Vreshtas-Maliq, të cilin e gjetën familjarët e tij.

Nga hetimet e kryera, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe shkak i vdekjes së tij dyshohet të ketë qenë një rrëshqitje aksidentale, në vendin ku shtetasi i mësipërm kulloste bagëtitë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për "Ngjarje aksidentale".