Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur pas mbledhjes së grupit të PD-së, që zgjati tre orë dhe që në të u përfshi edhe një videokonferencë me Joseph Daul, president i grupit të PPE-ve dhe Johanes Hahn.

Po ashtu Basha tregoi dhe ofertën e kryeministrit Edi Rama për 4 ministra teknikë dhe shtyrjen e zgjedhjeve në 16 korrik.

Pas mbledhjes së grupit Basha tha si më poshtë:

“Mirëmbrëma ju, faleminderit për kohën sakrificën lodhjen në mbulimin e protestës së opozitës. Më lejoni ta nis me një keqardhje të madhe për fake news që janë publikuar sot.

Jam këtu për të zbardhur videokonferencën dhe për t’ju përgjigjur interesimit tuaj.

Mesazhi i parë për qytetarët: Sot ju kanë ngopur me rrena. E vërteta është grupi i PD u mblodh sot për një komunikim me Daul dhe Hahn. Gjatë kësaj video-konference u përcoll shqetësimi i madh i PPE për krizën në Shqipërinë, për situatën e krimit dhe drogës. U përcoll po kështu angazhimi i afatgjatë i BE-së në luftën kundër drogës, çka mund të them se është një lajm i shumëpritur, pasi PD dhe qytetarët e kanë ngritur këtë çështje si një çështje të demokracisë dhe ekonomisë dhe vetë ekzistencës së shtetit shqiptar.

E konsideroj një hap cilësor dhe i tillë është veçanërisht në sfondin e zbehtë në rezolutën e PE për drogën. Ky është një progres i jashtëzakonshëm për Evropën. U rikthye në vëmendjen e marta e javës së kaluar. Për të shmangur çdo keqinformim, realizoj në këto momente përgjegjësitë e mira personale për atë çfarë ndodhi të martën e kaluar me McAllister dhe Fleckenstein që u njohën me gjendjen e krimit në Shqipëri dhe kthimin e shtetit shqiptar në një garnizon elektoral, pasi u njohën me probleme e thella me shpresën që do të na kontaktonin nëse do kishte zhvillime, pas 30 min u ra dakord për dy takime të veçanta në të njëjtin orar në pallatin e kongreseve. Mua dhe delegacionit na u ofrua një dokument me 3 pika, ku paraqiteshin këto propozime. Shtyrja e zgjedhjeve më 16 korrik, zëvendësimi i 4 ministrave të kabinetit Rama me 4 të tjerë teknikë të zgjedhur nga Rama dhe një paketë mikse ku feksnin dëshira për konsensus me vullnet të Presidentit të Republikës”