Një debat i ashpër është zhvilluar mbrëmjen e sotme në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit mes sekretarit për aksionin qytetar në PD, dhe kreut të PSD-së, Skënder Gjinushit.

Gjinushi nuk i ka përlyer një deklaratë e Salianjit, ku sipas tij figurat e vjetra politike duhet të largohen nga skena politike.

Situata ka kaluar në fyerje, Gjinushi i ka thënë Salianjit: “Po ti qenke një idiot!”, ndërsa ai i është përgjigjur: “Ti je palaço”.

Më pas, Gjinushi është larguar nga debati televiziv.