Kreu i PD-së Lulzim Basha mësohet ka vënë në tavolinë ofertën më të fundit. Ai kërkon shtyrjen e zgjedhjeve deri në fund të korrikut dhe 6 ministri nga qeveria “Rama”.
Këtë e konfirmojnë burime brenda grupit parlamentar të PD-së për “Panoramën”.
Kjo ofertë vjen edhe pas konsultimit me ndërkombëtarët, Joseph Daul, kreu i grupit të PPE-ve dhe komisioneri Hahn.
Pritet që oferta të diskutohet nesër edhe me kryeministrin Rama në tryezën e thirrur nga Presidenti Nishani.





