Deklarata të shumta kanë ardhur pas deklarimeve të 3 deputetëve aktualë të PD-së kundër bllokimit që po bën Basha. E para ishte Majlinda Bregu, më pas Jozefina Topalli dhe në fund ishte Eduart Selami.
Pikërisht për këtë të fundit kanë ardhur edhe reagimet më të forta. Një prej tyre është edhe ai i Genc Pollos, i cili shkon deri aty sa e cilëson si zombie.
“Po ky gjallë qenka? Kisha kohë të gjatë pa parë e dëgjuar! Apo mos më gënjejnë shqisat? Dhe është vetëm një zombie digjital?”, shkruan Pollo në Facebook.





