Një automjet i parkuar mbrapa Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë ka shpërthyer orët e vona të mbrëmjes së të hënës.

Ka qenë një mjet tip “Smart”, në pronësi të një vajze me inicialet B. Aliaj, të cilit i kanë vendosur një lëndë të dyshuar eksplozivi dhe ka shpërthyer duke u dëmtuar në pjesën e pasme, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Menjëherë pas shpërthimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit nr.1 që kanë rrethuar zonën, ndërsa kanë nisur edhe hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët.

Pronarja e mjetit është pyetur paraprakisht në vendngjarje, duke deklaruar se nuk ka probleme me njeri dhe sipas saj, ngjarja mund të jetë edhe një ngatërresë.