Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, ka treguar për herë të parë prapaskenat e zgjedhjes së tij në krye të shtetit.
Duke folur në një inrtervistë gjatë në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, ai tregoi kushtet se si erdhi kandidatura e tij për President, të cilën ai thotë se nuk e donte por ishte i detyruar.
“Kam instistuar që presidentin ta ofrojmë si mundësi për të qenë pjesë e një pakete për opozitën sa i përket zgjedhjeve. Ky ka qenë insistimi im. Me idenë që presidentin ta marrë opozita. Të sjellë 2-3 emra dhe më i pranueshmi për PS-në të jetë President i vendit. PS nuk ishte dakord. Por thoshte ta zgjedhim bashkë, na takon ne. Unë thashë ky pozicion do jetë pjesë e paketës me opozitën për disa arsye. Unë nuk kisha dëshirë të zgjidhesha në një parlament ku nuk është opozita. I bëj kërkesë zyrtare PPE-së, vijnë zyrtarët e saj, dorëzohet një projekt konkret, pranohet. U pranua që të shtyhen zgjedhjet 1 muaj dhe 4 ministri që mund të ndërhyhet, jepet kryetari i KQZ-së”, tha Meta.
“Vijmë ditën e premte. Ose PS-ja do detyrohej të vendoste një President që e donte ajo, ose do të konsumoheshin dhe ato dy raunde dhe do shkohej në zgjedhje të parakohshme. Ajo që unë bëra ishte një investim për stabilitetin dhe për demokracinë në 5 vitet që vijnë”.





