Një automjet i parkuar mbrapa Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë ka shpërthyer orët e vona të mbrëmjes së të hënës.
Ka qenë një mjet tip “Smart”, të cilit i kanë vendosur një lëndë të dyshuar eksplozivi dhe ka shpërthyer duke u dëmtuar në pjesën e pasme, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Sipas burimeve nga policia, mësohet se makina në shënjestër është në pronësi të një gruaje me inicialet B. Aliaj.
Informacioni paraprak i Policisë:
Njoftohemi se në zonën e njohur si “9-katëshet”, ka ndodhur një shpërthim, ku si pasojë ka pësuar dëmtime një automjet tip “Smart” në pronësi të shtetases B.A.
Automjeti ka qenë i parkuar, dhe dyshohet të jetë dëmtuar nga vendosja e një sasie të vogël lënde eksploziv.
Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale.
Policia ndodhet në vendngjarje.





