Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Shpërthimi ka ndodhur pranë Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë.
Sipas “Balkanweb” shpërthimi mendohet të ketë ndodhur me lëndë shpëthyese në një automjet të parkuar pranë Prokurorisë.
Shpërthimi ka ndodhur në pjesën e pasme të makinës. Nuk ka të lënduar nga shpërthimi.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.





