Nora Klosi, bashkëshortja e deputetit socialist dhe ish-ministrit Blendi Klosi, mbushi 35 vjeçe pak ditë më parë.
Meqenëse punon si koordinatore në TV Klan, Nora ka njohje me figura të njohura të botës së spektaklit dhe ekranit në përgjithësi.
Madje, edhe bashkëshortin e saj ajo e ka njohur falë kësaj pune. Sot Nora dhe Blendi kanë dy fëmijë dhe duket që janë një çift shumë në harmoni. Nora ndërkohë nuk ka bërë asnjë ndryshim në pamjen e saj me kalimin e viteve.
Dy lindjet nuk i kanë shtuar asnjë gram në trup, duke pasur linjat sikur ishte vite më parë. Në ditëlindjen e saj kishte figura të njohura, si Landi i West Side, Ermali dhe Ami, Blendi Fevziu, Anjeza Maja, Olta Gixhari etj. Madje, Anjeza Maja si shoqe e ngushtë e saj, duket se është argëtuar mjaft duke kënduar dhe kërcyer.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe Olta Gixhari, e cila kishte veshur një fustan të zi me një dekolte të fortë dhe ku dukej që nuk kishte veshur të brendshme. Si gjithmonë, Olta di të bëjë për vete me sensualitetin e saj./Panorama/