I sapo zgjedhuri president i Shqipërisë, Ilir Meta nga mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI, ka treguar momentin kur vajza e tij Era, ka mësuar për zgjedhjen e të atit në krye të shtetit.
Kreu i LSI ka thënë se vajza e tij ndodhej në SHBA në dasmën e një kushëriri, dhe në momentin kur ka zbritur nga avioni ka marrë edhe mesazhet e urimeve nga miqtë e saj.
Ai ka shpjeguar më tej se menjëherë sapo mori vesh lajmin, ajo u shqetësua për të ardhmen e LSI.
“I thanë që unë do zgjidhesha president, por ajo i ishte përgjigjur ‘Lëre moj presidentin, po me LSI-në çfarë do bëhet’”- ka treguar Meta.





