Kryesia e Partisë Socialiste ka zyrtarizuar mbrëmjen e sotme listat e kandidatëve për deputetë në qarqet e vendit për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako sapo ka prezantuar listën e 15 kandidatëve për qarkun e Durrësit, të cilën “DurrësLajm” e publikon të plotë më poshtë.

Surprizë bën emri kryesues, ai i ministres së Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni, e ndjekur nga një tjetër ministre, Milva Ekonomi.

LISTA E KANDIDATËVE PËR DURRËSIN:

  1. Eglantina Gjermeni, ministrja e Zhvillimit Urban
  2. Milva Ekonomi, ministrja e Ekonomisë
  3. Fidel Ylli
  4. Ilir Ndrazhi, biznesmen (përfaqëson Shijakun)
  5. Roland Xhelilaj, prefekt
  6. Jurgen Çyrbja, pedagog në UAMD dhe jurist
  7. Rraman Rramja
  8. Klodiana Spahiu
  9. Altin Gazaj
  10. Alban Ramohitaj
  11. Ledion Lako
  12. Ana Dhamo
  13. Bashkim Xhafaj (nga rrethi i Krujës)
  14. Alion Hyska
  15. Agim Karaj, biznesmen