Ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha reagoi pas daljes së listave për deputetë nga ana e LSI-së në qarkun e Tiranës.
Gjosha shkruan se është shumë pak të falënderosh Ilir Metën për besimin që iu ka dhënë të rinjve.
“Është shumë pak të falënderoj sot përmes fjalëve Ilir Metën për besimin që më ka dhënë mua personalisht dhe gjithë të rinjve.
Ky besim do të thotë përgjegjësi, respekt dhe mirënjohje pafund! LSI ka qenë dhe do të mbetet një shans për çdo të ri, çdo të re, çdo nënë, çdo grua dhe çdo familje shqiptare.
LSI vijon të rritet çdo sekondë falë punës plot përkushtim të gjithë përfaqësuesve tanë, për një Shqipëri më të mirë, me stabilitet dhe me standarde europiane!,” shkruan Gjosha në “Facebook”.





