Gazeta “Koha Jonë”, sot titullin e madh të saj, ja ka kushtuar vizitës “turistike” të ish-kryeministrit të Anglisë Tony Blair në rezidencën verore të kryeministrit Rama në Dhërmi.

Në shkrimin me titull “Tony Blair vjen për drogën e Ramës?”, autori i shkrimit Frrok Çupi, pasi përshkruan problemet me drejtësinë që i janë hapur ish-kryeministrit anglez në vendin e tij, hedh dyshimin se vizita e tij personale te Edi Rama ka të bëjë me prodhimin e bollshëm të drogës në vendin tonë. Sipas Çupit, Blair që është pajtuar si këshilltar i qeverisë Rama që në fillimet e saj, ka ardhur të marrë pagesën e tij të majme, por kjo këtë herë nuk do të bëhet me paund, por me sasi të mëdha kanabis sativa që janë duke u vjelë në vendin tonë.

Ja çfarë shkruan sot mes të tjerave Frrok Çupi për qëllimin e vizitës së Tony Blair në Shqipëri, vetëm për t’u takuar “kokë më kokë” me kryeministrin Rama.

“Disa milionë paund kanë hyrë në llogaritë e Blair nga klientët ndërkombëtar dhe influencat presidenciale në Afrikë, në Lindjen e Mesme dhe në Azi. Xhiro e aktivitetit komercial të post- premiershipit të Blair, janë ngjitur nga 5 milionë në 19.4 milionë paund; me një përfitim prej 2.6 milionë paund. Të gjitha janë fituar në vende me mashtrim kolosal dhe me nivel të ulët të lirisë. Shqipëria bën pjesë mes tyre, ku korrupsioni qeveritar po sjell vdekjen e ekonomisë së vendit dhe po merr jetë njerëzish.

Çfarë prodhojnë këto vende që sjellin pasurimin e Blair? Shqipëria prodhon veç drogë…

Për shembull, çfarë gjen në Kazakistan? Oliver Miles, ish ambasador i Anglisë në Libi, thotë: “Në qoftë se je në qeverinë e Kazakistanit, do të shikosh se ai njeh secilin prej tyre, është njeriu që ka të gjithë telefonat e ministrave e zyrtarëve… Raporti i sir Chilchot nuk ka lëvizur asnjë gjethe peme për ta”, shkruan ambasadori.

Në tetë vendet e Afrikës, po kështu.“Ne, në tetë vendet, e çmojmë Tony Blair”, tha Abdulai Bayraytay, një zëdhënës i qeverisë në Sierra Leone”. “Ne nuk kemi idenë çfarë bën politika e Anglisë, por ne e çmojmë shumë Blair. Në qoftë se del në rrugët e Freetoën, turma të tëra mund të mblidhen rreth tij”.

… Edhe në Shqipëri e presin si në Freetoën të Sierra Leone. Kryeministri e ka këshilltar, e pret me pompozitet edhe në pushimet e Himarës. Pavarësisht se në Angli kërkohet për gjyq…. A këshillon Blair pa pagesë, siç kanë deklaruar këta? E pamundur. Ose krejt e mundur. Pagesa është te droga që po bëhet gati por t’u transportuar në shtetet e Perëndimit. Tipa si Blair, të kontestuar në vendin e tyre si në Angli dhe të rrethuar nga turmat si në “Sierra Leone”, bëhen garantë të transportit të narkotikëve. Teknikat dhe lidhjet e tyre janë shumë të sofistikuara. Përfitimet këtu janë shumë të mëdha. Qeveria shqiptare ka një prodhim shumë të mbarë droge këtë vit dhe po e kontrollon mrekullisht fort. Fitimet e drogës që mund të ndahen pak me secilin “Blair”, do të përdoren për të ndërtuar tirani politike mbi popullin e varfër “sierraleonas” të Shqipërisë.

Kjo është njëra anë e botës, e elaboruar nga trafikantët e sofistikuar.

Bota tjetër është bota jonë e afërt. A nuk u mësuam të kuptojmë pse vijnë këta e marrin poza në Shqipëri? A nuk e shikojmë se si po na shkelin me këmbë influencat mafioze të qeverisë sonë? Këto kulte duhej të kishin rënë në këtë vend. Këtu i sjell veç moti i mirë për drogën dhe i mban cilësia e keqe qytetare.”