Një barist shqiptar që jeton prej vitesh në Itali i kanë gojëhapur të gjithë me veprimin e tij.
“Bëra vetëm detyrën”, kështu thotë shqiptari i cili gjeti një portofol me 970 euro brenda dhe ia dorëzoi të zotit.
Shqiptari e gjeti portofolin e harruar në një prej tavolinave në lokalin ku punon në Spoleto.
Pas kësaj, Emiljano lajmëroi të zotin dhe më pas ia dorëzoi.
Veprimi i tij, nisur edhe nga steriotipi i krijuar për shqiptarët, ka tërhequr mjaft vëmendje.
“Vura në dijeni të zotin se portofoli ishte në lokal”, tregon Emiljano.
Më pas personi që e kishte harruar u paraqit dhe i shprehur falënderime baristit.
“Nuk kam bërë asgjë të jashtëzakonshme, vetëm punën time”.





