Policia ka reaguar pas denoncimit të bërë nga Partia Demokratike lidhur me hyrjen ilegale të një shtetasi turk në Shqipëri.

Në reagim thuhet se, I.E., me kombësi turke ka zbritur në Rinas gjatë ditës së sotme dhe pasi policia kufitare i ka refuzuar hyrjen është arratisur gjatë pritjes për kthimin në Stamboll. Sipas policisë, ky shtetas nuk ishte person në kërkim, apo të kishte problem me drejtësinë.

 

Njoftimi i Policisë

Sot më datë 08.08.2016 ka ardhur nga Stambolli për në Shqipëri shtetasi turk I. E.

Pas intervistimit nga Policia Kufitare, këtij shtetasi i është refuzuar hyrja për Shqipëri pasi nuk justifikionte qëllimin e udhëtimit.

Sipas procedures ai u transferua përkohësisht në zonën e tranzitit deri në përfundim të procedurave për kthimin e tij në Stamboll.

Gjatë kohës që ky shtetas qëndronte në këtë zonë, duke përfituar nga fluksi i madh i pasagjerëve ka dalë duke kaluar tek zona e kontrollit të pasagjerëve dhe më pas ka hyrë ilegalisht në Shqipëri.

Dokumentat e identifikimit të   shtetasit turk ndodhen tek  oficeri i Policisë kufitare pasi oficeri po plotësonte dokumentacionin përkatës.

Gjithashtu theksojmë se motivi i refuzimit paraprak i hyrjes në Shqipëri ishte mungesa e arsyes bindese të udhëtimit

Ky shtetas nuk rezulton person në kërkim apo me probleme me drejtësinë.

Vazhdon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e shoqërimin e shtetasit turk për ta dërguar drejt Turqisë.