Manjola Nallbani ka festuar ditëlindjen, por nuk ka mbushur 50 vjeç. Këtë e ka bërë të qartë me anë të një postimi në rrjetet sociale, pak ditë pas ditës së saj të lindjes.

Ajo e ka nisur me një falenderim për të gjithë ata që e kanë uruar, për të thënë më pas se numrat nuk kanë rëndësi për të, sepse po të ishte ashtu, njerëzit do të kishin lindur me diçka që mat kohën:

'Faleminderit me gjithë zemër, miqve të mi dhe gjithë mediave për urimet në ditën time të lindjes! Ju jam mirënjohese që sinqerisht, me dashurinë tuaj, ma zbukuruat ditën. Desha vetëm të bëj një saktësim- meqënëse është shkruar që festova 50 vjetorin! Nuk kanë rëndësi numrat, se unë kam bindjen time që Zoti, siç na ka dhënë mendje, sy për të parë, e çdo gjë tjetër përsosmërisht, do na e kishte vënë dhe diçka në kurriz si orave për të na matur me numra!'

Më pas ajo shprehet se njeriu ka moshën e shpirtit të vet, por sidoqoftë nuk do t'i pëlqente që t'ia kapërcenin kështu vitet:

'Në fakt unë besoj që njeriu shpreh moshën e shpirtit të vet.. Megjithatë qoftë edhe sepse s'e kam mbarë që të m'i kapërcejnë kështu do thoja, që më duhen dhe paaak vite për t'i bërë të 50-tat. Se kështu i bie që vitin tjetër po të ma shkruajnë moshën tamam të jem më e vogël se sot! Mirë do ishte në fakt. Ju përqafoj me dashuri dhe ju falenderoj dhe një herë!'

Manjola Nallbani festoi ditëlindjen e saj jo të 50 më 3 gusht, duke postuar foto nga bregdeti, ku shfaqet po aq në formë sa ç'jemi mësuar ta shohim gjithnjë.