Dyshohet se kanë të qenë tre persona autorë të grabitjes së kasafortës në bankën e nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut.

Ata kanë arritur të çajnë murin duke hyrë kështu në ambientet e brendshme të bankës nga ku kanë marrë rreth 20 milionë lekë.

Grabitësit kanë shfrytëzuar një ambient ngjitur me bankën për të çarë murin dhe për të shkuar tek kasaforta.

Çarja e cila mendohet se është realizuar gjatë dy ditëve është e madhësisë 50 cm gjerësi dhe 30 cm lartësi.

Për të identifikuar autorët, Policia shpreson të gjejë gjurmë gishtërinjsh.

Në vendngjarje janë gjetur dhe mjetet e përdorura për çarjen e murit siç janë çelës papagall dhe pinca.

Gjithashtu janë sekuestruar dhe pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë së vendosur pranë bankës.