Policia e Durrësit po punon për gjetjen e shtetases M.V. 24 vjeçe, banuese në Durrës pasi është larguar një ditë më parë nga shtëpia.

Ka qenë bashkëshorti i saj 14 vjet më i madh në moshë, shtetasi Z.V. 38 vjeç, i cili ka denoncuar orët e vona të mbrëmjes largimin pa gjurmë të së shoqes.

“Më datë 07.08.2016, rreth orës 23:00 ka bërë kallëzim shtetasi Z.V. 38 vjeç pasi rreth orës 17:00, i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij”, njofton policia.

Ndërkohë që specialistët për Krimet vijojnë kërkimet, çështja i kaloi Prokurorisë së Durrësit.