Policia njoftoi për një grabitje tjetër që ka ndodhur sot në mëngjes, duke e çuar kështu në 3 numrin e grabitjeve që ndodhin këtë të hënë.

Në Fushë-Krujë (rruga e vjetër Tiranë – Fushë-Krujë), persona të paidentifikuar me një mjet tip Benz pa targa, kanë vjedhur një sasi parash në një pikë këmbimi valutor.

Policia e Durrësit sqaron se kasaforta e kësaj pike nuk është prekur, ndërsa autorët janë larguar në drejtim të paditur dhe policia nuk ka asnjë të dyshuar.

Më herët u raportua për grabitjen e Bankës BKT në zonën e ish-Bllokut në Tiranë dhe për një karburant në Fushë-Prezë që kanë rënë pre e grabitësve.