Dita e dasmës është një nga momentet më të bukura në jetë, por me sa duket nuk do të jetë aspak e tillë për një djalë nga Durrësi.
“Jetaoshqef.al” ka publikuar historinë e tij, pasi ai vetë u ka shkruar duke u rrëfyer lajmin tronditës që ka marrë vesh.
Durrsaku tregon se ka rreth një muaj që ka zbuluar se e dashura e tij po e tradhton me shokun e tij më të ngushtë, i cili ka ardhur nga Amerika dhe është në gjendje të mirë ekonomike, përfshirë edhe faktin se është tepër i pashëm.
Duke thënë se e dashura nuk di gjë që ai e ka kuptuar tradhtinë e saj dhe të shokut, ai pyet nëse është normale diçka e tillë pasi kanë rreth 4 vite në një marrëdhënie. Ai kërkon dhe këshillën e lexuesve që si të veprojë, pasi i vjen ndërmend edhe ta vrasë të fejuarën bashkë me shokun e ngushtë.
“Ju lutem më thoni çfarë të bëj? Si të veproj? Pa shkatuar ndonje problem familjar. Sepse më shkon çdo gjë në mendje, saqë edhe t’i vras”, shkruan djali nga Durrësi, mesazhin e plotë të të cilit mund ta lexoni te fotot më poshtë.





