Roja Bregdetare shqiptare ka shpëtuar një jaht, i cili për shkak të motit të keq ishte shkëputur nga bankina e Batonit në Himarë.

Jahti “Capricorn” me flamur gjerman, pa njerëz në bord, lundronte në gjendje të lirë 1.5 milje larg Himarës dhe është shpëtuar nga anija "P 03" e Rojës Bregdetare. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Mbrojtjes.

Evakuimi i jahtit u bë në Porto Palermo, ndërsa rreth orës 03:00 iu dorëzua pronarit, Konrad Josef Woller, me kombësi austriake.