Në internet ditët e sotme mund të hasesh me persona nga më të ndryshëm dhe në njëfarë mënyre edhe ‘të rrezikshëm’. Më të përhapur janë ata në formën e hackerave, por ka dhe nga ato që internetin e përdorin si një mënyrë biznesi të jashtëligjshëm për të fituar para. Një denoncim ka publikuar së fundmi “Jetaoshqef.al”.
Një qytetar me inicialet T. Toca ka denoncuar rastin e një personi nga ‘Afrika’ i cili shtiret si një avokat dhe pretendon se ka një klient në Afrikë i cili ka vdekur dhe ka lënë një pasuri në bankë… familjarët në Shqipëri nuk janë në dijeni dhe avokati edhe pse ka kërkuar të lidhet me ta prej kaq vitesh nuk ka gjetur “trashëgimtarin” dhe për këtë i ka kërkuar denoncuesit të që të bashkëpunojë të marrin paratë. Klienti i “avokatit” duket të jetë Agim Toca nga qyteti i Fierit dhe për këtë ai ka dërguar dhjetëra dokumente si: pasuria, pasaporta madje dhe certifikata e vdekjes (të cilat i keni tek galeria e fotove). Denoncuesi shprehet se është i sigurt se një person i tillë nuk ekziston. Historia është tepër interesante, por mbi të gjitha është një mesazh që ju mos të bini pre e rrengjeve të tilla të cilat janë shumë të besueshme!
DENONCIMI
“Pershendetje JOQ, po ju kontaktoj per t’ju njohur me Afrikanin e famshem qe po pretendon te marre para nga Shqiptaret. Para 1 jave, ky person me emrin Nelson Young me ka kontaktuar ne e-mail; duke thene se kishte diçka teper te rendesishme qe do ndryshonte jeten time, pasi e pyes me thote se nje person me emrin Agim Toca nga Shqiperia, kishte qene klienti i tij ne Togo te Afrikes, me profesionin Inxhinier Ndertimi dhe ishte vrare nga disa Militante. ‘Nelson Young’ mu paraqit si “avokat” dhe kur i shkruajta qe nuk kam kohe qe te humb me keto budallalleqe ai me dergoi pashaporten e tij dhe certifikaten gjasme me titullin Avokat, dhe bashkengjitur ishte Pashaporta e “te ndjerit shqiptar” ku kuptova menjehere se behej fjale per nje rreng.
Si fillim e kuptova nga fakti qe “i ndjeri” ishte nga Fieri, qe mesa di fisi yne eshte shume i vogel dhe autentik per te pasur nje “gjenerate” ne Fier dhe sigurisht detajet e pashaportes qe dukeshin qe ishin te Fotoshopuara. Gjithsesi vazhdova lojen dhe po me thonte se ky person kishte lene 3.750.000 Dollare ne nje banke atje dhe pasi vdiq askush nuk ishte interesuar sepse ky nuk kishte lene testament dhe ligjet atje gjasme thone se nuk ka rendesi nese nuk ka nje person lidhje gjaku mjafton te kete mbiemrin dhe terheq parate.
Ok i thash çfare do nga une? Nese do te bashkepunojme ti do marresh 40% te parave une 60%, dergo nje e-mail tek banka; me dergoi nje e-mail FALLCO te bankes, dhe duhet te dergoja nje e-mail, e dergova nga nje adrese tjeter dhe me vjen nje OFFICIAL APROVAL, ku kerkonin disa para dhe disa dokumenta.
Une gjej dokumentat tha , ti dergo parate. Menjehere me dergoi dokumentat gjasme nje certificate vdekje dhe nje deshmi te bankes, po une sigurisht s’kisha ndermend te dergoja para. E bera qe ‘t’i paguante vete’ dhe pranoi se gjasme ishte investim i madh…
Me kerkoi nje llogari bankare, i dhashe nje numer fallco dhe me adresne e bankes tha se privatesia e bankave nuk lejon qe te transferohen para nga Afrika ne Shqiperi ndaj parate do t’i cojne ne filialin ne Londer. Eh histori interesante… atje me pas me thane se do t’i ngarkonin parate ne nje Card Crediti dhe mund t’i terhiqja ne Shqiperi. Duhet te paguaja dhe per ate, 1881 Euro, epo i thash avokatit, paguaje ti se une s’kam…ti jap kur te marr Karten nga % ime. Oh jo une s’kam une marre leke kur kam kliente dhe tani s’kam… Epo mire , mirupafshim le te rrine leket ne Londer thash. Jo ska gje se do t’i paguaj une tha … Epo mire i pagoi gjasme, me conte dhe fatura fallso…
Hapi i fundit ku dhe kam ngecuar eshte ai qe; Karta nuk kalon dot ne Shqiperi se duhet te paguhet nje shume prej 2.000 Eurosh ne Belgjike per shqyrtim karte… sepse qe pas sulmeve terroriste nuk kalon objekt pa u shqurtuar. Kerkojne 2000 euro dmth… a do t’i paguaje kush?
Sa per avokatin jam zene se me tha qe: T’i nuk je serioz ne kete çeshtje, jam lodhur me ty, ti nuk e di ceshte marreveshja, ishe humbje kohe… humba leket per ty… e bla bla.
Gjithsesi ajo qe dua te them eshte: Beni kujdes sepse vetem ndryshim mbiemri e ka dhe [email protected] mund t’ju sjelle dhe ju e-mail dhe historite e tij jane kaq te besueshme. Po mos t’i kisha pare me detaje ato te pashaportes shqiptare, them se do ta kisha ngrene dhe une… dhe 3.750.000 Dollare, jane me te vertete nje oferte joshese…”
Kështu shkruan raportuesi , ndërkohë që bashkëngjitur dërgon edhe “dokumentet” me të cilat Nelson Young planifikon të çojë në fund nismën e tij, nëse “Nelson Young” është emri i tij i vërtetë.
Marrë nga “Jeta osh qef”





