Shtëpia e një gjyqtareje në qytetin e Vlorës ka rënë pre e hajdutëve.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së shtunë në lagjen “Isa Boletini”. “SYRI.net” shkruan se, ngjarja ka ndodhur në banesën e 40-vjeçares me inicialet K. Gj., e cila është gjyqtare e Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës.
Pas njoftimit për vjedhjen, në banesën e gjyqtares kanë shkuar forca të shumta policie që kanë nisur hetimet.
Ende nuk është përcaktuar vlera e sendeve që janë marrë, por bëhet fjalë për bizhuteri floriri e sende të tjera me vlerë të madhe.





