Një tentativë për vjedhje banke është regjistruar gjatë natës në Tiranë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismail Qmali”, te “BKT Bank”, ku është konstatuar një çarje në murin e bankës 50 me 30, te dhoma e kasafortës.
Sipas të njëjtave burime, kasaforta duket e paprekur, por priten punonjësit e bankës për të verifikuar kasafortën dhe nëse ka ndodhur vjedhje apo ka mbetur në tentativë.
Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për gjetjen e autorëve të kësaj vepre penale.





