Policia e Durrësit bën të ditur se ka arrestuar aktoren Ina Gjonçi, pas aksidentit që ajo shkaktoi sot pasdite në Currila.
Policia sqaron se 32-vjeçarja ka qenë në gjendje të dehur teksa drejtonte makinën.
“Në lagjen Nr.1, Durrës duke drejtuar automjetin tip Opel me targa AA 155 EU, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me trafikndarësen dhe ka dalë jashtë rruge.
Për pasojë është aksidentuar vetë drejtuesia e mjetit, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se shtetësia e mësipërme ishte në gjendje të dehur”, bëri të ditur policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.





