Fatos Nano njihet nga të gjithë si lideri historik i Partisë Socialiste. Ai ka qenë shpesh herë në vëmendjen mediatike. Edhe pse ka një kohë shumë të gjatë që është larguar nga politika, përsëri të shumtë janë deputetët që ia kanë frikën një kthimi të mundshëm të Nanos në politikë.
Ish-Kryeministri ka vendosur të vijë këtë verë në Shqipëri, por jo për të krijuar ndonjë parti të re, apo për t’iu futur jetës politike. Nano, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Xhoana kanë vendosur të kalojnë disa ditë pushimi gjatë kësaj vere.
Ata janë parë në një restorant në qytetin e Shkodrës, ku edhe kanë bërë fotografi me personat e pranishëm.





