Policia e Tiranës njofton për finalizimin e një operacioni antidrogë të quajtur “vera 2016”, ku kanë rënë në pranga dy persona të cilët shpërndanin drogë në kryeqytet.

Sipas burimeve zyrtare, të arrestuarit shpërndanin heroinë në zona të njohura, teksa janë shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorë të të arrestuarve, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë për arsye hetimit.

Arrestimi i tyre u krye në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ku rezultonte se shtetasit Fadil Bami dhe Eduart Gjata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitet kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, kryesisht Heroinë, në zonën e ish-Parkut të Autobuzave dhe Unazës së Re, në kryeqytet.

Agjentet e operacioneve speciale dhe antidroges, te cilet i mbanin nën vëzhgim të dyshuarit, i ndaluan në një lokal në brendësi të nje kompleksi pallatesh të te reja ne zonen e ish parkut ne momentit qe po kryenin shkembimin e shitjen e lendes narkotike.

Ja pamjet nga momentet e arrestimit: