Policia italiane në qytetin e Arezzos, Itali arrestoi një shtetas shqiptar 25 vjeç, anëtar i një bande kriminale të identifikuar si grabitës dhe tregtues të lëndëve narkotike.

Shqiptari konsiderohet si autor i vjedhjes së argjendarisë së një pensionisti, ngjarje e ndodhur në vitin 2015. Shqiptari, identiteti I të cilit nuk bëhet i ditur, e ka kryer vjedhjen në bashkëpunim me disa persona të tjerë.

Shqiptari ishte duke udhëtuar me makinë me disa miq të tij, pasi kishin vendosur të bënin disa ditë pushime në Toskanë, por u ndalua nga një patrullë policie. Kontrolli policor rezultoi fatal për 25 vjeçarin.